Certifikata Kosovare e Psikoterapisë
Përkufizimi i CKP
Certifikata Kosovare e Psikoterapisë (CKP) është një certifikatë që njeh kualifikimin profesional në psikoterapi, në Kosovë. Ajo është permanente/për gjithë jetën. Personi që aplikon për këtë certifikatë duhet të regjistrohet si anëtari Shoqatës së Psikoterapeutive të Kosovës (SHKP) dhe njeh Kodin Etik sipas Shoqatës Europiane të Psikoterapisë (EAP)(www.europsyche.org).
Procedura e Certifikimit
CKP mund të lëshohet përmes dy procedurave:
1. Procedurë e drejtpërdrejtë e certifikimit.
a). Personi duhet të ketë kryer 3 vjet studime në shkenca sociale ose mjekësore, ose eksperiencë arsimore e profesionale ekuivalente dhe ka përfunduar trajnimin në psikoterapi. Ky trajnim duhet të përfshijë të gjithë elementët e më poshtëm, në një total prej 1400 orësh dhe të shtrira në një minimum prej 4 vjetësh:
- ivetë-eksperiencë/terapi personale nënjëminimum prej 250 orësh,
- teori dhe metodologji të një modaliteti psikoterapie të bazuar shkencërisht, nga 500-800 orë,
- punë klinike me klientë, nën supervizim professional në një minimum prej 300 orësh, dhe
- supervizim professional personal në një minimum prej 150 orësh.
b). Personi duhet të ketë kryer një minimum prej 5 vjetësh studime të psikoterapisë (të cilat përfshijnë trajnimin), të organizuara nga universitete dhe që përfshijnë të katërt elementet sipërpërmendur, në të paktën të njëjtën sasi orësh.
2. Procedurë speciale e certifikimit (‘Grandparenting’)
Procesi i njohjes së praktikuesve, trajnimi të cilëve në psikoterapi nuk i plotëson të gjitha kriteret për përftimin e CKP-së, por të cilët kanë fituar ekspertizë përmes praktikës sëgjerë dhe trajnimit të konsiderueshëm në psikoterapi, njihet si ‘procedurë speciale e certifikimit’.
Ajo bazohet në parimet e më poshtme:
a. Ruhen standardet e larta të CKP-së
b. Praktikuesi ka nivel shprehish të njëjtë ose më të lartë në psikoterapi, të formuara për mes të katër elementëve të lart përmendur të trajnimit në psikoterapi (teori, terapi personale, praktikë klinike dhe supervizim profesional), krahasuar me atë të një praktikuesi të trajnuar me standardet e CKP-së.
c. Praktikuesi ka ekspertizë në një modalitet të psikoterapisë, i cili njihet nga EAP.
d. Praktikuesi ka punuar në praktikë profesionale të pavarur për një periudhë kohe të përshtatshme për të justifikuar ‘procedurën speciale’. Kohëzgjatja e përshtatshme e kësaj praktike vlerësohet në çdo aplikim individual dhe zakonisht nuk duhet të jetë më pak se 10vjet. Përjashtimet janë të mundura.
e. Praktikuesit të cilët janë në trajnim, apo e kanë përfunduar së fundmi, nuk do të konsiderohen për procedurë speciale, por trajnimi i tyre mund t’iu njihet në retrospektivë, përmes procedurës sëdrejtpërdrejtë të CKP-së.
3. CKP nderi (mirënjohje)
SHPK mund të lëshojë CKP nderi (mirënjohje) për profesionistët të cilët kanë dhënë një kontribut të veçantë për fushën e psikoterapisë në Kosovë. Procedura për lëshimin e certifikatës së nderit mund të iniciohet nga anëtarët e SHPK-së ose nga publiku, duke i propozuar Bordit Ekzekutiv të SHPK-së lëshimin e kësaj certifikate për një profesionist të caktuar. Bordi Ekzekutiv e diskuton propozimin dhe merr vendimin për lëshimin e CKP-së së nderit.
Modalitetet e psikoterapisë
Shoqatës se Psikoterapeutëve të Kosovës njeh të gjitha modalitetet e psikoterapisë, të cilat janë të përfaqësuara në Shoqatën Evropiane të Psikoterapisë përmes Shoqatave Evropiane Akredituese për modalitetet përkatëse (EWAO), si dhe ato modalitete që janë të validuara shkencërisht nga Shoqata Evropiane e Psikoterapisë.
Përkufizimi i terapisë multimodale
CKP mund t’i lëshohet psikoterapistëve të cilët praktikojnë modalitetin multimodal të psikoterapisë duke integruar një sërë modalitetesh të njohura psikoterapeutike në praktikën e tyre. Në këtë rast, praktikuesi duhet të plotësojë të gjitha 1400 orët e kërkesave të trajnimit të listuara më lart dhe trajnimi duhet të përmbajë të gjithë elementët e lartpërmendur.
Brenda kërkesës minimale të1400 orëve të CKP, të paktën 1/3 e trajnimit duhet të jetë në një modalitet të vetëm shkencërisht të vlefshëm, me supervizim, terapi personale dhe praktikë në këtë modalitet. Niveli i trajnimit i fituar në të paktën një modalitet, duhet të arrijë nivelin e avancuar. Aplikuesit do t’i kërkohet të përshkruajë parime te integrimit të modaliteteve të ndryshme në praktikën e vet.
Procedura e aplikimit
Kjo procedurë realizohet nga Komisioni për CKP, i ngritur pranë Shoqatës se Psikoterapeutëve të Kosovës. Dokumentet e aplikimit dorëzohen në origjinal dhe në dy kopje, pranë Komisionit për CKP për vlerësim dhe shqyrtohen brenda një periudhë dy mujorë nga data e dorëzimit të dokumentave. Në rastin e një vlerësimi pozitiv, aplikuesit i lëshohet Certifikata Kosovare e Psikoterapisë dhe ai/ajo përfshihet në Regjistrin Kombëtar të Psikoterapistëve, i cili mbahet nga SHPK-ja dhe bëhet publik në faqen e internetit të SHPK-së.
Regjistrimi i mbajtësve të CKP-së
Individët, të cilëve iu lëshohet CKP, fitojnë automatikisht të drejtën për t’u regjistruar në Regjistrin Kombëtar të Psikoterapeutëve (RKP). RKP njeh praktikën profesionale në psikoterapi. SHPK është përgjegjëse për regjistrimin e detajeve të praktikuesve të cilët mbajnë CKP dhe që kanë të drejtën të jenë në RKP. SHPK e publikon RKP-në elektronikisht dhe bën të qasshme publikisht detajet e të regjistruarve.
Të gjithë praktikuesve të regjistruar ju kërkohet të jenë anëtarë të SHPK-së (apo të organizatave anëtare të SHPK-së), për sigurimin e cilësisë të Edukimit Profesional në Vazhdim (EPV) dhe të praktikës etike. Detajet e EPV janë përgjegjësi e SHPK-së dhe janë në përputhje me kriteret e EAP për EPV. Tarifa vjetore e anëtarësimit në SHPK-së është 20,00 euro.
SHPK ka një procedurë për heqjen e emrave të praktikuesve nga RKP, për arsye shëndetësore apo etike, për mosplotësimin e kritereve të EPV, si dhe për mospagimin e tarifës vjetore të anëtarësimit.
Dokumentat e nevojshme për aplikim
1. Dokumentat e nevojshme për aplikimin për të marrë CKP janë (në origjinal dhe në dykopje):
- Formulari i plotësuar i CV (gjendet në faqen e internetit të SHPK-së)
- Formulari i plotësuar i regjistrimit (gjendet ne faqen e internetit të SHPK-së)
- Dy rekomandime, njëri nga një institucion trajnues/trajner për psikoterapi që njeh zhvillimin akademik në psikoterapi të aplikuesit dhe njëri nga një psikoterapist, që njeh praktikën profesionale të aplikuesit
- Letër motivimi
- Dokumentet që vërtetojnë përmbushjen e kritereve për CKP:
- Vërtetim nga psikoterapeuti personal
- Vërtetim nga trajnerët në psikoterapi
- Vërtetim nga supervizori profesional për orë të supervizimit profesional
- Vërtetim nga supervizori professional për orët e praktikës nën supervizim profesional
- Kopje të noterizuara të diplomave relevante.
2. Për mbajtësit e Certifikatës Europiane të Psikoterapisë, dokumentat e nevojshme për aplikimin për të marrë CKP janë (në origjinal dhe në dy kopje):
- Formulari i plotësuari CV (gjendet në faqen e internetit të SHPK-së)
- Formulari i plotësuar i regjistrimit (gjendet ne faqen e internetit të SHPK-së)
- Kopje të noterizuar të Certifikatës Europiane të Psikoterapisë
- Letër motivimi
Tarifa e aplikimit është 20,00 euro.