Shoqata Europiane për Psikoterapi
Anëtare e Këshillit Botëror për Psikoterapi
NGO me status konsultativ në Këshillin e Europës
Web: www.europsyche.org
Zyra Qendrore: Prof. Dr. Alfred Pritz, Schnirrchgasse 9,4′, 4-1030 Vienna
Tel. +43 I 513 17 29, Fax: +43 151226 04, e-mail: eap.headoffice@europsyche.org
DEKLARATA E STRASBURGUT MBI PSIKOTERAPINË E VITIT 1990
Në përputhje me qëllimet e Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH), marrëveshjes së mos-diskriminimit e vlefshme në kuadër të Bashkimit Europian (BE) dhe e destinuar për vendet e Euro Zonës (EEA), dhe parimit të lëvizjes së lirë të individëve dhe shërbimeve, nënshkruesit bien dakord për pikat e mëposhtme:
- Psikoterapia është disiplinë shkencore e pavarur, praktika e së cilës përfaqëson një profesion të lirë dhe të pavarur.
- Trainimi në psikoterapi zhvillohet në një nivel të përparuar, të kualifikuar dhe shkencor.
- Shumëllojshmëria e metodave psikoterapeutike sigurohet dhe garantohet.
- Një trainim i plotë psikoterapeutik përfshin teori, përvojën personale dhe praktikë nën supervizim. Përmes këtij cikli të plotë trainimi përfitohen njohuri të mjaftueshme mbi procese të ndryshme psikoterapeutike.
- Aksesi ndaj trainimit bëhet nëpërmjet marrjes së një sërë kualifikimesh paraprake, veçanërisht në shkencat humane dhe sociale.
Strasburg, 21 Tetor, 1990
Unë, ………………………………..(emri mbiemri në shkronja kapitale) jam person i autorizuar i ………………………………………………. (emri organizatës) dhe siguroj se kjo organizatë mbështet plotësisht deklaratën e Strasburgut mbi psikoterapinë.
Nënshkrimi:
Data: