Anëtarësimi në KAP
1. Anëtarë të KAP-it mund të jenë personat fizikë, arsimimi i të cilëve i përket shkencave humane (psikoterapeutike, mjekësore, psikologjike, sociale, pedagogjike dhe ekuivalente) si edhe personat juridikë, veprimtaria e të cilëve shtrihet në fushat e lartpërmendura.
2. KAP ka tre lloje të anëtarësisë:
a. Anëtarë me të drejta të plota:
a.1 Profesionistë që kanë përfunduar kualifikimin e plotë në një nga shkollat psikoterapeutike dhe që janë mbajtës të Certifikatës Kosovare për Psikoterapi (CKP) apo Certifikatës Europiane të Psikoterapisë (ECP);
a.2 Profesionistë që kanë të paktën një diplomë master në një nga disiplinat e mësipërme, por që kanë përfunduar të paktën 50% të kualifikimit në psikoterapi dhe janë në proces edukimi në psikoterapi.
b. Anëtarë me të drejta të pjesshme:
b.1 Individë që kanë të paktën një diplomë master në një nga disiplinat e mësipërme nga një institucion akademk i akredituar në Kosovë dhe Shqipëri, dhe që kanë eksperiencë të pjesshme klinike/psikoterapeutike, por nuk disponojnë CKP-në ose ECP-në;
b.2 Profesionistë të kualifikuar të shëndetit mendor që jetojnë jashtë Kosovës dhe që kanë eksperiencë klinike dhe psikoterapeutike;
b.3 Studentë të nivelit universitar ose master në një nga disiplinat e mësipërme që kanë interes në disiplinën e psikoterapisë.
c. Anëtarë organizativë:
c.1 Organizata që punojnë në fushën e psikoterapisë dhe që pranojnë „Deklaratën e Strasburgut mbi Psikoterapinë‟ të vitit 1990.
3. Anëtarët e KAP-it përkrahin dhe punojnë për çështje të cilat përputhen me qëllimet dhe objektivat e KAP-it. Pranimi në Shoqatë bëhet me kërkesën me shkrim të vetë personit. Emri i tij/saj regjistrohet në Librin e Anëtarëve të Shoqatës.
4. Të gjitha aplikimet për anëtarësim shqyrtohen nga Komisioni i Anëtarësimit.
5. Anëtarët e niveleve të ndryshme janë të detyruar të paguajnë nivele të ndryshme kuotash vjetore të anëtarësimit, vlerat e të cilave përcaktohen nga Mbledhja e Përgjithshme.
6. E drejta e votës :
a. Anëtarët me të drejta të plota individuale kanë të drejtë të një vote në Mbledhjen e Përgjithshme të Kuvendit.
b. Anëtarët organizativë kanë të drejtën e një vote në Mbledhjen e Përgjithshme për çdo 10 anëtarë të tyre por jo më shume se 3 vota.
c. Anëtarët me të drejta të pjesshme mund të marrin pjesë në Mbledhjen e Përgjithshme si vëzhgues.
d. Anëtarët me të drejta të pjesshme përfitojnë lehtësira për pjesëmarrje në aktivitetet e organizuara nga KAP.
7. Çdo anëtar pajiset me kartë anëtarësie në KAP.