Rreth CKP-së
Certifikata Kosovare për Psikoterapi
Një standard i gjerë Kosovar për edukimin dhe aftësimin në psikoterapi
Shoqata Psikoterapeutëve të Kosovës ka krijuar Certifikatën Kosovare për Psikoterapi për të siguruar standardizimin e profesionit të Psikoterapisë në të gjithë Evropën.
Certifikata Kosovare e Psikoterapisë (CKP) u krijua për të krijuar një standard gjithëpërfshirës në Kosovë për profesionin e Psikoterapisë. Ajo siguron standarde të barabarta të arsimit dhe aftësimit në të gjithë territorin e Kosovës.
Certifikata Kosovare e Psikoterapisë jepet nga KAP në kërkesë për psikoterapistët që edukimi i tyre për psikoterapi përputhet me standardin KAP dhe EAP.
Përveç standardit CKP, KAP ka krijuar dhe përcaktuar kompetencat kryesore profesionale të një psikoterapeuti kosovar si një grup parimesh ose udhëzimesh në lidhje me praktikën profesionale të psikoterapisë, në të gjitha format e saj të ndryshme, në të gjithë Evropën.
Certertifikata Kosovare e Psikoterapisë aktualisht është në përputhje të përgjithshme me standardet e krijuara nga Asociacioni Evropian për Psikoterapi, ISO / IEC 17024 (2012).
Bëni kërkesë për një CKP
Ekzistojnë dy mënyra të mundshme për të aplikuar për një KCP:
- Procedurë e drejtpërdrejtë e certifikimit dhe
- Procedurë speciale e certifikimit (‘Grandparenting’)
Regjistri Kosovarë i Mbajtësve të CKP
Të gjithë mbajtësit e CKP-së janë të shënuar në Regjistrin Kosovarë të Mbajtësve të CKP-së. Kjo listë publikohet në faqen e internetit të KAp mundëson kërkimin e psikoterapistve të kualifikuar në të gjithë Kosovën.
Mbajtësit e CKP-së marrin informacione rreth zhvillimit të psikoterapisë në Kosovë me postë elektronike. Ata mund të marrin pjesë në mbledhjet e Kuvendit të përgjithshëm dhe Bordit Drejtues, por në mbledhje të Bordit Drejtues mund të marrin pjesë vetëm si vëzhgues, por nuk kanë të drejtë vote.
Tarifat në lidhje me dhënien e Certifikatës Kosovare për Psikoterapi
Për administrimin dhe mirëmbajtjen e faqes elektronike të KAP dhe CKP, mbajtësit e CKP-së paguajnë një tarifë vjetore të regjistrimit e përcaktuar nga Bordi Drejtues i KAP.